Politike

Açka dhe Korreshi: Fletët e votimit për Denar Bibën s’janë të vlefshme

9 Dhjetor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Açka dhe Korreshi: Fletët e votimit për Denar Bibën

TIRANË- Partia Demokratike akuzon strukturat e Kuvendit se kanë organizuar një votim të parregullt për të emëruar kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Deputetët e Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Saimir Korreshi pretendojnë se nuk janë hedhur asnjë nga firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Të dy pretendojnë se firmat e tyre mungojnë, ndaj votimi është i paligjshëm.

FJALA E TYRE NË KUVEND:

Flutura Açka:  Në votimin e sotëm, siç e shikoni letra duhet të ketë 5 firma, nuk është firmosur nga asnjë anëtar i sekretariatit. Nuk mendoj se është korrekte ta bëjmë këtë gjë. Nëse ky rast përsëritet unë do të tërhiqem nga sekretariati.

Saimir Korreshi: Jam edhe unë tek sekretariati. As unë nuk i kam firmosur letrat. Ne nuk e dimë kujt janë firmat. Nuk e dimë ku kanë vajtur ato letrat.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Denar Biba zgjidhet në krye të ‘AK’, miratohet borxhi 30 mln € për COVID-in

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flutura acka saimir korreshi seance plenare 9 dhjetor 2021 flutura acka saimir korreshi seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll