Politike

Kredia 60 mln euro për Covid, Manastirliu: Mbulon nevojat në sistem, vaksinohuni!

9 Dhjetor 2021, 10:47 Nga DOSJA
Kredia 60 mln euro për Covid, Manastirliu: Mbulon nevojat në sistem,

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur në mbledhjen e sotme te Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me kredinë prej 60 milion euro që qeveria shqiptare do të marrë në kuadër të përballimit të situatës në luftën kundër koronavirusit. Sipas Manastirliut, kjo kredi do të financojë nevojat në sistem, duke filluar që nga sigurimi i materialeve mbrojtëse, nevojën për profesionistë të shtuar, testimin dhe gjurmimin e rasteve, si dhe më të rëndësishmen, programin e vaksinimit.

Manastirliu deklaroi se qytetarëve gjatë periudhës së Covid-it, qytetarëve shqiptarë nuk i kanë munguar asgjë, as respiratorët, as pajisjet shëndetësore. Në një kohë rekord, sipas Manastirliut, janë kryer investime çdo ditë që nga dita e parë që është raportuar rasti me Covid në vend, me hapjen e spitaleve të reja në kohë rekord, janë zgjeruar linjat e oksigjenit, shtimi i pajisjeve.

“Kredia që presim të miratojmë do të bëjë të mundur financimin e nevojave me të cilat po përballet sistemi ynë shëndetësor, duke filluar që nga sigurimi i materialeve mbrojtëse, nevojën për profesionistë të shtuar, testimin dhe gjurmimin e rasteve, si dhe më të rëndësishmen, programin e vaksinimit. Qytetarëve shqiptarë nuk u ka munguar asgjë gjatë periudhës së Covid-it as respiratorët, as pajisjet shëndetësore. Në një kohë rekord janë kryer investime çdo ditë që nga dita e parë që është raportuar rasti me Covid në vend, me hapjen e spitaleve të reja në kohë rekord, janë zgjeruar linjat e oksigjenit, shtimi i pajisjeve.”, deklaroi ndër të tjera Manastirliu.

Numri 1 i Shëndetësisë nuk ngurroi të përmendte edhe bonusin për mjekët dhe infermierët, të cilët sipas Manastirliut morën nga 1 mijë euro mbi rrogë, ndërsa sektori mbështetës nga 500 euro, duke bërë që në total numri i përfituesve të shkojë në rreth 4500. Në fund të fjalës së saj, Manastirliu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mbi 18 vjeç që të vaksinohen, duke siguruar se vaksinat në vend nuk mungojnë, madje edhe për të gjithë ata që duan të bëjnë një dozë të tretë.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet zgjedhja e kryetarit të Konkurrencës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manasitirliu parlamenti i shqiperise seance plenare 9 dhjetor 2021 ogerta manasitirliu parlamenti i shqiperise seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll