Politike

VD-Deputeti i PD mallkon ministrat e Ramës:I harruat byrekët që hanit, ju pastë Zoti

9 Dhjetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
VD-Deputeti i PD mallkon ministrat e Ramës:I harruat byrekët që

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e sotme të seancës plenare, nuk i ka kursyer as mallkimet ndaj ministrave të qeverisë, teksa iu përmendi makinat e shtrenjta që disponojnë, duke iu kujtuar edhe byrekët që dikur hanin se s’kishin para.

Në fjalën e tij në Kuvend, Sula u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë. Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministrat e qeverisë Berisha kur erdhën në pushtet në 2005.


“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin. Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju. Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve”, tha deputeti Sula.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet zgjedhja e kryetarit të Konkurrencës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashnor sula deputeti i pd parlament seance plenare 9 dhjetor 2021 dashnor sula deputeti i pd parlament seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll