Politike

VD-Përfundoi takimi në selinë e PD, Escobar: Pres ta takoj Bashën dhe në Washington

9 Dhjetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
VD-Përfundoi takimi në selinë e PD, Escobar: Pres ta takoj

TIRANË- Përfundon takimi mes Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar. Pas thuajse një ore bisedime në zyrë, zyrtari i lartë amerikan, Escobar qëndroi për të mbajtur një deklaratë për mediat, duke u shprehur i lumtur për vizitën e tij në Shqipëri, duke theksuar edhe njëherë qëndrimin e Amerikës kundër korrupsionit. Po ashtu, shtoi se pret që edhe kryedemokrati Lulzim Basha t’ja kthejë vizitën në Amerikë. 


Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Tiranë, është vizita e parë. Isha i lumtur që u takova me opozitën, shprehën angazhimin ndaj NATOS dhe integrimin dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj me masat tona kundër korrupsionit. Do të kërkojmë më shumë përkushtim nga institucionet shqiptare. Pres më shumë bisedime këtë pasdite. Pres edhe vazhdimin emarrëdhënieve me PD. Pres që të takoj edhe Bashën në Uashington,”-tha Escobar.

LAJMI KRYESOR: 2 ditë para Kuvendit të Berishës! Escobar sot në Tiranë, shkon para tek Basha

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll