Politike

VD-‘Charter-i’ i Ramës fut në sherr Spiropalin me Dashnor Sulën, debate në Kuvend

9 Dhjetor 2021, 11:58 Nga DOSJA
VD-‘Charter-i’ i Ramës fut në sherr Spiropalin me Dashnor

TIRANË – Seanca e sotme plenare është shoqëruar me diskutime dhe debate të ashpra mes deputetëve demokratë dhe ministrave të qeverisë Rama. Një prej tyre është zhvilluar nga ministrja Elisa Spiropali, e cila ka replikuar me deputetin demokrat, Dashnor Sula në lidhje me standardin e jetës së ministreve dhe udhëtimeve të kryeministrit Rama.

Deputeti Sula tha se në radhët e socialistëve ka edhe deputete që janë të nderuara dhe të korruptuara.


“Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është lluksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë me integritet. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës”, tha deputeti demokrat Dashnor Sula.

Sulës iu përgjigj menjëherë ministrja Elisa Spiropali, e cila deklaroi se Kryeministri bën kilometra për të marrë çmime në lidhje me qeverisjen e tij.

“Të thuash ministret bëjnë paradë mode është stereotipizim gjinor. Përdorimi i gjuhës sjell edhe çështje të tjera. Shembuj të tillë le t’i shmangim. Çështjet e punës, duhet ta dini që këto gra këtu mbajnë peshën më të madhe të qeverisjes së vendit. Sa për udhëtimet e kryeministrit, sigurisht që do udhëtojë kryeministri se ka për të marrë çmime. Të jeni të sigurt që kilometrat që ne bëjmë në tokë, det apo ajër janë për t’i shërbyer këtij vendi. Për model e për flokë e për xhel e të tjera ju dihet kë keni”, iu përgjigj Spiropali deputetit demokrat.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi i Shqipërisë! Braçe ‘kritika’ për maskat: 99% prej jush nuk e vendosin

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashnor sula elisa spiropali seance plenare 9 dhjetor 2021 dashnor sula elisa spiropali seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll