Aktualitet

VKM/ Në janar nis ndërtimi i bazës së Kuçovës! Shtohen kushtet për të marrë armë

9 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VKM/ Në janar nis ndërtimi i bazës së Kuçovës!

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e saj të radhës, ku dhe janë miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, në përfundim të së cilës kanë qenë ministrat Bledi Çuçi, Evis Kushi, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. I pari që ka folur ka qenë Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili njoftoi se është rritur me 7 miliard lekë financimi për rindërtimin këtë vit, me qëllimin për të përshpejtuar këtë proces. Sipas Ahmetajt, fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë, duke shtuar se në fund të këtij viti do të jenë një numër i konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas 2 vitesh.

Më pas, fjalën e ka marrë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në radhë të parë u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rrugët e vendit pasi në ditët në vijim parashikohet të ketë një përkeqësim të motit, ndërsa foli edhe në lidhje me situatën elektroenergjitike, teksa u shpreh se, sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije se në janar të vitit që vjen do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës. Sipas Peleshit, bëhet fjalë për kuadrin rregullator, ligjor dhe në ditët e para të janarit do të vendoset dhe guri i parë për këtë projekt madhor, ndërsa e cilësoi këtë si një lajm të mirë për vendin, rajonin dhe sigurinë kombëtare. Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në fjalën e saj pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë bëri të ditur se në këtë mbledhje është miratuar një marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare për pjesëmarrjen e Shqipërisë në program për kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Më pas ka folur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije sot se do të përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi bëri me dije se kjo bëhet me synimin për rritur sigurinë, teksa shtoi se do të bëhen edhe ndryshime në Kodin Penal për të kriminalizuar edhe disa fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve!

Do të konsiderohet krim edhe mbajtja apo përdorimi i pajisjeve që mundësojnë printim 3D të armëve. Ndërkohë, i pyetur nëse do të ndalohen Kuvendet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi janë në kundërshtim me masat anti-covid të miratuara nga qeveria, Çuçi tha se Kuvendet e partive politike s’ndalohen më që prej 1990, ndërsa shtoi se ato do të zhvillohen duke respektuar normat e caktuara nga Komiteti i Ekspertëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Kush e vendosi armën”/ Çuçi i përgjigjet babait të Klodian Rashës: Nuk kam dijeni

Ministri Çuçi: Qeveria, strategji për posedimin e armëve në mënyrë të jashtëligjshme

Ministrja Kushi: Miratohet marrëveshja me BE për kërkimin shkencor e inovacionin

Ministrja Balluku: Moti do të përkeqësohet, çmimi i energjisë nuk ndryshon

A do ndalohen Kuvendet e PD? Çuçi: Pyetje pa vend, mesa di unë do respektohen masat

‘Në Yzberisht nuk ka drita’/Gazetari nuk merr përgjigje, Balluku:Nuk kam informacion

VD-Peleshi: Në janar nisin punimet në bazën ajrore të Kuçovës

VD-Rindërtimi/ Ahmetaj: Shtohen 7 mld lekë në buxhet, përshpejtohet procesi

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben ahmetaj belinda balluku bledi çuçi evis kushi niko peleshi vkm 9 dhjetor 2021 arben ahmetaj belinda balluku bledi çuçi evis kushi niko peleshi vkm 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll