Aktualitet

Ku fillon e mbaron pushteti?/Vëllai i Petro Koçit kritika Ramës,ndreq shpejt gabimin

9 Dhjetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Ku fillon e mbaron pushteti?/Vëllai i Petro Koçit kritika

TIRANË– Sot, kryeministri Edi Rama ka ripostuar edhe njëherë nisjen e konkursit me 3 çmime, i cili do të zhvillohet me rastin e Vitit të Ri. Për të mbajtur aktivë ndjekësit e tij, Rama ka hapur garën, duke prezantuar edhe rregullat e konkurrimit dhe çmimet që do të marrin fituesit. Por e gjithë nisma ka shkaktuar shqetësimin e një personi të veçantë.

Bëhet fjalë për vëllanë e deputetit socialist të qarkut të Fierit, Petro Koçi, Alfred Koçi, i cili nuk është kursyer në komentin e tij. Me ironi, ai shkruan se nuk kupton fillimin e mbarimin e pushtetit të partisë, e më pas të atij të ekzekutivit.

KOMENTI I VËLLAIT TË PETRO KOÇIT:

Alfred Koçi Qeparo: Doja të bëja një pyetje për kuriozitet si anëtar si PSSH-së, se ku fillon dhe mbaron pushtet i partisë dhe ku fillon pushteti i ekzekutivit zoti kryeministër?

Por “rebelizimi” nuk ka zgjatur shumë gjatë pasi komenti është fshirë me urgjencë nga faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë nuk dihet nëse ‘reflektimi’ pas gabimit ka ardhur nga vetë nga Alfredi, apo i vëllai e ka parë e lexuar ç’ka ndodhur dhe e ka këshilluar që të tërhiqet. Me rëndësi që tashmë që “gabimi” është ndrequr, se “shefi” nuk kundërshtohet.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike alfred koçi edi rama petro koçi alfred koçi edi rama petro koçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 08:47

Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e ISHP

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, është liruar nga detyra. Mësohet se ajo është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Pu...