Aktualitet

‘Vuloset fati’/ KPA shkarkon nga detyra Luan Dacin, gjyqtari: Shkoj në Strasburg

9 Dhjetor 2021, 08:59 Nga DOSJA
‘Vuloset fati’/ KPA shkarkon nga detyra Luan Dacin, gjyqtari: Shkoj

TIRANË – Shkarkohet nga detyra Luan Daci! Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Daci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. Magjistrati ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, pasi ish-anëtari i KPA-së, akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e marrë nga trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama. Ndërsa ai vetë nuk ka rënë dakord me vendimin, duke u shprehur se do të ankimohet tek Gjykata e Strasburgut.

Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

SHIKO EDHE KËTË:

U pezullua nga KPA,Luan Daci:Do i drejtohem Strasburgut, do i fitoj të drejtat e mia

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci shkarkohet luan daci luan daci shkarkohet luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 08:47

Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e ISHP

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, është liruar nga detyra. Mësohet se ajo është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Pu...