Aktualitet

U gjet e vdekur në banesën e saj, 46-vjeçarja në Pogradec vuante nga ankthi

9 Dhjetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
U gjet e vdekur në banesën e saj, 46-vjeçarja në Pogradec

POGRADEC – Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku u gjet e vdekur në banesën e saj një 46-vjeçare. Dyshimet e para flasin se ajo mund të ketë ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ishte kthyer nga spitali ku kishte shkuar për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se e ndjera vuante nga ankthi dhe cështje të shëndetit mendor, ndaj dhe kushte shkuar në spital për të marrë qetësues.

Dyshimet e para të grupit hetimor flasin për një arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici për sa i përket mjekëve apo kujdesit të tyre. Ka qenë policia ajo që vendosi ta cconte trupin e të ndjerës në morg për kryerjen e autopsisë, për proccedurë lidhur me këto raste. Pritet përgjigjia e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hetimet pogradec spitali pogradec hetimet pogradec spitali pogradec

Sondazh

Poll