Aktualitet

VIDEO/Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’ përplas 50-vjeçaren teksa kalonte rrugën

9 Dhjetor 2021, 08:42 Nga DOSJA
VIDEO/Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’

VLORA – Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një kalimtare, rreth 50 vjeç, duke i shkaktuar disa dëmtime të lehta, e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, e ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në lagjen ’10 Korriku’ të qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se në momentin që është përplasur, gruaja ishte duke kaluar rrugën. Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore policia spitali vlore aksident ne vlore policia spitali vlore

Sondazh

Poll