Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh kundër korrupsionit: Kërcënohet siguria, luftojeni

9 Dhjetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA mesazh kundër korrupsionit: Kërcënohet siguria,

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane e ka cilësuar korrupsionin një kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike dhe një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Ambasada shkruan se Amerika është donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit dhe kjo bëhet që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Ambasada u ka bërë thrrje të gjitha vendeve që ta luftojnë këtë fenomen që prek aspekte të tjera të jetës.

Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, shkruan ambasada e SHBA.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ambasada e shba ne tirane dita ndërkombëtare kundër korrupsionit ambasada e shba ambasada e shba ne tirane dita ndërkombëtare kundër korrupsionit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 08:47

Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e ISHP

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, është liruar nga detyra. Mësohet se ajo është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Pu...