Aktualitet

Moti i keq/Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port, ndalohen lundrimet

9 Dhjetor 2021, 07:45 Nga DOSJA
Moti i keq/Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port,

VLORË– Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port por nuk është ankoruar, për shkak të motit të keq, i cili pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Pasagjerët do të zbresin nga trageti në momentin e ankorimit, mirëpo moti nuk është në favorin e tyre. Po ashtu në njoftimin e portit të Vlorës, është bërë e ditur se është ndaluar lënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datën 09.12.2021 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

2. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Për shkak te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka mbërritur në portin e Vlorës por nuk është akostuar, po qëndron në rade, me përmisimin e kushteve hidrometeorologjike do të akostohet për të shkarkuar pasagjerët dhe automjetet.

4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021/ 14:00.

LAJMI KRYESOR:Sot STUHIA godet Shqipërinë!Trageti nga Brindisi nuk ankorohet, pezullohen lundrimet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi ne vlore vlore moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi ne vlore vlore

Sondazh

Poll