Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 mjete, tre persona mbeten të plagosur

9 Dhjetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Aksident në Durrës/ Përplasen 2 mjete, tre persona mbeten të

DURRËS– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Durrës. Përplasja e dy mjeteve ka lënë të plagosur tre persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 07:50, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar.

Automjeti me drejtuese gruan me inicialet H. H. është përplasur me automjetin me drejtues personin me inicialet E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll