Aktualitet

Helmimi nga uji në Krujë, Apeli merr vendimin: Pezullohen nga puna 3 punonjësit

8 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Helmimi nga uji në Krujë, Apeli merr vendimin: Pezullohen nga puna 3

KRUJË – Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për tre punonjësit e Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë që shumë banorë të zonës të helmohen nga uji i pijshëm. Apeli ka vendosur ti shkarkojë ata nga puna, duke i akuzuar për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Tre zyrtarët janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që qindra persona të shtroheshin në Spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka mori nën hetim Ledio Çelën, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, Drejtues teknik dhe Ervin Karafilin, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë, të cilët i pezulloi nga detyra, ndërsa sot Apeli la në fuqi vendimin e mëparshëm.

Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë.

(E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll