Politike

“Basha i ka pushimet e shenjta”, Rama e ironizon nga Shkodra: Në verë s’u ndje

20 Qershor 2019, 18:20 Nga DOSJA
“Basha i ka pushimet e shenjta”, Rama e ironizon nga Shkodra:

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së nga Shkodra. Ai rikujtoi edhe njëherë marrëveshjen e bërë para dy vitesh dhe u shpreh se si kishte rënë dakort me Bashën.

I thashë, kush fiton fiton dhe kush humb qëndron në opozitë. S’ka më llafe, jo zgjedhjet kështu, e zgjedhjet ashtu dhe u duk sikur u morëm vesh,”- tha Rama.

Më pas kryeministri theksoi se Bashar a në qetësi gjithë verës. ‘S’u ndje gjithë verën, se pushimet i ka të shenjta zotria,”- tha kryeministri ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ram ne shkoder edi rama lulzim basha ram ne shkoder

Sondazh

Poll