Politike

Të fashuar dhe me kordonë në trup, dalin fotot e të plagosurve në Shkodër, mes tyre një bebe 1-muajsh (Emri)

20 Qershor 2019, 18:44 Nga DOSJA
Të fashuar dhe me kordonë në trup, dalin fotot e të

SHKODËR– Janë publikuar fotot e të plagosurve si pasojë e përplasjeve me policinë në Shkodër.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al një burrë i identifikuar si Derjan Bojaxhiu është i shtrirë në një krevat spitali.

Ai shihet që është i dëmtuar dhe ka kordonë në trup. Ndërkohë në balëlë ka një fashë.

Nga ana tjetër mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë 1-muajsh, pasi gazi lotsjellës i policisë është futur edhe në banesa e shtëpi të shumta.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne shkoder te plagosur ne proteste tensione ne shkoder edi rama rama ne shkoder te plagosur ne proteste tensione ne shkoder

Sondazh

Poll