Art&Argëtim

Aktori amerikan jep lajmin e trishtë: Djali im vdiq, ishte vetëm 5 muajsh

7 Dhjetor 2021, 20:52 Nga DOSJA
Aktori amerikan jep lajmin e trishtë: Djali im vdiq, ishte vetëm 5

SHBA – Prezantuesi dhe aktori amerikan Nick Cannon ndau me audiencën e tij të talk shoë-t ditën e sotme lajmin e hidhur se fëmija i tij më i vogël, Zen, ka vdekur.

Sipas CNN, foshnja pesë muajshe ishte fëmija i Cannon me modelen Alyssa Scott. Ai tregoi se arsyeja ishte tumori në tru ku lëngjet ë tepërta kishin ushtruar presion mbi trurine  vogëlushit. Ai ka gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të tjera.

Gjatë fundjavës humba djalin tim më të vogël nga një gjendje e quajtur hydrocephalus, e cila ishte pak a shumë një tumor malinj, invaziv i linjës së mesme të trurit, kanceri i trurit,” tha Cannon me lot në sy.

Hidrocefalusi është grumbullimi i lëngjeve në zgavrat (barkushet) thellë brenda trurit. Lëngu i tepërt rrit madhësinë e ventrikujve dhe ushtron presion mbi trurin. Cannon tregoi se ai e kaloi fundjavën e kaluar me djalin e tij në Kaliforni dhe tha se panë diellin duke lindur, si edhe perëndimin e tij.

Cannon solli gjithashtu terapistin dhe prezantuesen televizive Laura Berman për të diskutuar pikëllimin e humbjes së një fëmije. Berman njoftoi në shkurt se djali i saj Samuel vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës në moshën 16-vjeçare.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktori amerikan nick cannon vdes nje foshnje 5 muajshe aktori amerikan nick cannon vdes nje foshnje 5 muajshe

Sondazh

Poll