Art&Argëtim

“Për pak e vrava Elton John”, Ed Sheeran rrëfen tmerrin gjatë videoklipit së fundit

7 Dhjetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
“Për pak e vrava Elton John”, Ed Sheeran rrëfen tmerrin

BRITANI E MADHE – Këngëtari i njohur anglez Ed Sheeran zbuloi për herë të parë se rrezikoi seriozisht jetën e legjendës së muzikës Elton John gjatë bashkëpunimit të tyre muzikor “Merry Christmas”. Në intervistën e dhënë për “Apple Music”, 30-vjeçari tregoi se gjatë xhirimit të videoklipit të këngës, ai goditi një objekt që mbante sipër një këmbanë të madhe. Ai ra dhe për pak mund ta kishte goditur Elton John në kokë.

“Po xhironim një video për Krishtlindjet. Oh, Zot! Për pak e vrava atë (Elton John) me këmbanë. Në video, ishte një pamje ku unë jam veshur si një Santa Claus seksi dhe godas me këmbë një dhuratë, por dhurata kishte një sipër një këmbanë të madhe prej metali. I tregova Elton Johnit pamjen, e ngadalësuam pak dhe këmbana ra pas kokës së tij dhe mund ta kishte goditur në kokë. Oh Zot! Tmerri më kaloi në të gjithë trupin kur këmbana po fluturonte në ajër. Por videoklipi është i jashtëzakonshëm. Kemi bërë parodi me të gjitha videomuzioret më të famshme britanike”, rrëfehet Ed Sheeran për ngjarjen e frikshme së bashku me Elton John.

Dy këngëtarët kanë siguruar mbi 15 milionë klikime në 4 ditë me këngën e fundit.

Marrë nga “People”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture ed sheeran elton john ed sheeran elton john

Sondazh

Poll