Art&Argëtim

Festivali i Këngës, Gjebrea: Jam dëshmitar i një historie

7 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Festivali i Këngës, Gjebrea: Jam dëshmitar i një historie

TIRANË- Prezantuesi Ardit Gjebrea ka deklaruar se në Festivalin e Këngës më shumë se sa prezantues, do të jetë dëshmiar i një historie. Me anë të një postimi në Instagram, Gjebrea shkruan se ai vetë raportin me festivalin e ka jetuar në tre dimensione, duke shtuar se do të rikthehet në Festival me shumë dëshirë.

Postimi i Plotë:

Ky është viti i 60të për Festivalin e Këngës në Rtsh. Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me: Xhemi Shehun, Jonida Maliqin, Isli Islamin si dhe Kelvi Kadillin të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit. Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut.

Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:
1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”
2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, ëest Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010.
3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997

Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë! Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.

 

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea festivali i këngës ardit gjebrea festivali i këngës

Sondazh

Poll