Art&Argëtim

Brenda shtëpive 15 metra katrorë në Hong Kong ku njerëzit jetojnë si sardelet

7 Dhjetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Brenda shtëpive 15 metra katrorë në Hong Kong ku njerëzit

HONG KONG – Me një popullsi prej gati 7.5 milionë banorësh dhe çmimet e shtëpive në rritje, shumë prej banorëve në Hong Kong janë të detyruar të jetojnë në hapësira të vogla të paimagjinueshme ndoshta nga ne.

Sipas The Sun, otografi Benny Lam dokumentoi hapësirat e zymta që njerëzit i quajnë me ngurrim në shtëpi në një seri të quajtur “Burthuar”.Hapësirat e vogla si arkivol janë krijuar në mënyrë të paligjshme nga pronarë të cilët do të ndajnë një banesë prej 400 metrash katrorë në rreth 20 “kasolle”, duke krijuar kushte mbytëse jetese ndërsa kuzhinat dhe tualetet bashkohen.

Pavarësisht se shumica janë shumë të vogla edhe për t’u ngritur në këmbë, vendasit e dëshpëruar do të paguajnë më shumë se 2000 dollarë HK (200 £) në muaj në qira, ndërsa kriza e strehimit ka kapluar Hong Kongun. Më shumë se 200,000 njerëz, përfshirë dhjetëra mijëra fëmijë, duhet të jetojnë në këto kushte çnjerëzore pasi nuk mund të përballojnë çmimet e larta të qirave, në disa kasolle të njohura si “kabina arkivoli”,  të vogla deri në 15 metra katrorë.

Pasi vizitoi më shumë se 100 banesa të ndara, ai tregoi sesi të gjitha aktivitetet nga gatimi deri tek gjumi zhvillohen në hapësirat e ngushta. Fotografitë nxjerrin në pah realitetin e zymtë të këtyre shtëpive tepër të mbyllura, pasi njerëzit janë në gjendje të shtrihen vetëm drejt, disa me televizorë të vegjël pranë këmbëve të tyre.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri hong kong hong kongu situata ne hong kong hong kong hong kongu situata ne hong kong

Sondazh

Poll