Art&Argëtim

Vdes në gjumë, ndërron jetë në moshën 72-vjeçare muzikanti i njohur anglez

7 Dhjetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Vdes në gjumë, ndërron jetë në moshën

BRITANI E MADHE – Muzikanti anglez John Miles është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij. Artisti i zhanrit “progressive rock” raportohet se ndërroi jetë gjatë kohës që po flinte gjumë. Lajmi i hidhur u dha më pas nga familja e tij.

“Ai do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona me trashëgiminë e mrekullueshme muzikore që la pas. Ishe dashuria e parë dhe do të jesh i fundit”, shkruhet në komunikantën e familjes Miles.

John Miles realizoi 10 albume gjatë viteve 1976-1999. Hiti i tij më i famshëm është “Music”, ndërsa këngët e tjera të tij të njohura janë: “Highfly”, “Slowdown”, “Remember Yesterday” and “The Right To Sing”. Suksesin kryesor ai e pati në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2017, ai u vlerësua me çmimin “Outstanding Musical Achievement” për kontributet në zhanrin e Progressive Rock.

I ndjeri vuante së fundmi nga një sëmundje.

Marrë nga “itv”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture

Sondazh

Poll