Aktualitet

“Ekonomia mezi u rrit”, Eskobar kritika Bosnjes: Gjithë rajoni po ecën, përveç juve

7 Dhjetor 2021, 18:59 Nga DOSJA
“Ekonomia mezi u rrit”, Eskobar kritika Bosnjes: Gjithë rajoni

BOSNJE-HERCEGOVINË – Zv/ndihmës-sekretari i SHBA-së për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike kritikoi shtetin boshnjak për korrupsionin e lartë në rajon dhe problemet e shumta ekonomike e politike. Në vizitën e sotme në shtetin ballkanas, Escobar u tërhoqëi vëmendjen drejtuesve të lartë të shtetit për faktin se Bosnja ka rekordin më të keq në Ballkan për sa i përket korrupsionit.

Eskobar shtoi se të rinjtë po largohen jo për shkak të multietnicitetit të shtetit, por se korrupsioni është problemi i vërtetë të vendit.

Deklaratat zyrtari amerikan i dha në takim me gazetarët.

“Bosnja nuk është pjesë e asnjë gjëje që po bisedojmë deri tani. Ekonomia e Bosnjes mezi është rritur vitin e kaluar dhe nuk është arsye e vetme COVID-19. Mezi luftuan inflacionin. Ekonomia u rrit me çerekun e rritjes ekonomike të Kosovës. Largimi i shumë të rinjve është 10 herë më i madh se Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Disa vende të tjera po bëjnë progres në luftën kundër korrupsionit, korrupsioni këtu është përkeqësuar më shumë. Sipas ‘Transparency International’, vetëm Bjellorusia dhe Azerbajxhani janë më të korruptuara se Bosnja-Hercegovina. Problemi i vërtetë në Bosnje është korrupsioni i thellë dhe e dini se njerëzit po largohen jo për shkak se jetojnë në një shtet multietnik. Ata po ikin sepse nuk mund të gjejnë dot punë pa lidhjet. korruptive”, u shpreh Eskobar.

Ai vlerësoi vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për progresin ekonomik dhe shtimin e hapave drejt integrimit në BE. Eskobar theksoi se Shqipëria ka shumë mundësi të integrohet në BE.

“Kur shikoni Ballkanin Perëndimor në tërësi, ju keni gjithashtu dhe Shqipërinë, që me shumë mundësi do të intregohet në BE. Kur vjen puna për Ballkanin Perëndimor dhe atë të pjesë të Ballkanit Perëndimri që nuk është pjesë e BE-së, po vërejmë rritje fenomenale ekonomike. Ekonomitë e Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës janë zhvilluar në shkallë të pabesueshme. Politikat fiskale në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut i bën ata unik dhe në këtë mënyrë të kërkojnë anëtarësimin në BE. Me integrimin europian dhe të gjitha proceset ekonomike në rajon, Ballkani Perëndimor është rajoni me rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë. Do të jetë burim rritjeje dhe zhvillimi në Europë”, deklaroi zv/ndihmës-sekretari i SHBA-së për çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar.

Ai ka marrë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjes, ai do të vizitojë të enjten Shqipërinë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Marrë nga “Face”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni bosnje hercegovine gabriel escobar ne tirane gabriel eskobar bosnje hercegovine gabriel escobar ne tirane gabriel eskobar

Sondazh

Poll