Editorial

Djegia e mandateve nga opozita/ Ambasadorja gjermane shkon në Kuvend, takim me Ruçin dhe Ballën

18 Shkurt 2019, 11:11 Nga DOSJA
Djegia e mandateve nga opozita/ Ambasadorja gjermane shkon në Kuvend, takim

TIRANË- Një ditë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se opozita do të shkojë drejt djegies së mandateve, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Schutz pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Burimet saktësojnë se në fokus të takimit është situata politike në vend pas protestës së opozitës, që u zhvillua më 16 shkurt.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. (Lexo ketu)

Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites gramoz ruci nderkombetaret susanne schutz taulant balla djegia e mandateve te opozites gramoz ruci nderkombetaret susanne schutz taulant balla

Sondazh

Poll

Editorial 16 Shkurt 2019, 21:37

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo ës...

Editorial 15 Shkurt 2019, 15:33

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, ...

Editorial 14 Shkurt 2019, 15:35

Histori të çmendura dhe fakte turpi

T’u japim vend edhe fak teve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori “objektive”, t’i lemë pasionet e mbështetura në zbuk...