Editorial

Protesta e opozitës, ja çfarë gazi të rrezikshëm përdori policia

17 Shkurt 2019, 17:25 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ja çfarë gazi të rrezikshëm

Protesta e opozitës zhvilluar ditën e djeshme nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Gazi i përdorur gjatë protestës së djeshme dyshohet se është klorin dhe klor pikrin me përqendrim të lartë, raporton Boldnews.al.

Bëhet fjalë lëndë të rrezikshme nga që më parë janë përdorur për stërvitje ushtarake, por që Bashkimi Europian i ka ndaluar kategorikisht të përdoren kundër civilëve.

Për më tepër, janë lëndë që zyrtarisht nuk përdoren nga policia, gaze me erë të fortë që krijojnë probleme të rënda në frymëmarrje deri në humbjen e vetëdijes dhe kanë rreze të lartë veprimi.

Të njëjtat burime shtuan se janë gjetur 5 nga bombolat e paplasura, të hedhura gjatë protestës nga garda dhe policia.

Mësohet gjithashtu se kanë nisur hetimet edhe për përdorimin e këtij lloji gazi, që është i ndaluar të përdoret ndaj popullsisë civile.

Përdorimi i gazit lotsjellës gjatë protestës së sotme ka sjellë dhjetëra persona të lënduar. Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 15 persona morën mjekime në spital për shkak të problemeve të shfaqura.

Përdorimi i gazit lotsjellës u dënua jo vetëm nga zyrtarë të opozitës, por edhe zëra të rëndësishëm të opinioni publik dhe ndërkombëtarët.

Gazi lotsjellës konsiderohet një armë e cila ka të njëjtin efektet si tek protestuesit e dhunshëm ashtu tek ata që janë paqësor apo thjeshtë kalimtarë pa asnjë dallim. Për këtë arsye, kjo mënyrë përdoret vetëm nëse autoritetet e rendit dhe sigurisë e kanë të pamundur menaxhimin e dhunës së ushtruar dhe duhet të përdoret vetëm mbi personat e dhunshëm. Qëllimi i vetëm i përdorimit të kësaj lënde duhet të jetë shpërbërja e turmave por vetëm në ato raste kur turma ka mundësi për tu shpërbërë”, thuhet në një reagim të  Amnesty International, organizatë jo fitimprurëse për të drejtat e njeriut./Marrë nga Boldnews.al

Kujtojmë se protesta e opzitës u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe zgjati për më shumë se pesë ore, ku pati dhe shumë të lenduar, pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dhuna e opozites policia e shtetit protesta e opozites dhuna e opozites policia e shtetit protesta e opozites

Sondazh

Poll

Editorial 16 Shkurt 2019, 21:37

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo ës...

Editorial 15 Shkurt 2019, 15:33

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, ...

Editorial 14 Shkurt 2019, 15:35

Histori të çmendura dhe fakte turpi

T’u japim vend edhe fak teve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori “objektive”, t’i lemë pasionet e mbështetura në zbuk...

Editorial 13 Shkurt 2019, 10:34

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i s...