Art&Argëtim

Virale/Hap qesen me patatina në market, e pështyn dhe e fut sërish në raft

7 Dhjetor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Virale/Hap qesen me patatina në market, e pështyn dhe e fut

SHBA – Një video e një gruaje e cila hap pakot e ushqimeve në supermarket dhe i pështyn përsëri në pako duke i mbyllur ato sërish po bën xhiron errjetit.

Sipas Too fab, klipi revoltues nëntë-minutësh tregon gruan duke ecur nëpër një dyqan Kroger’s në Nashville, Tennessee, teksa hap produkte të shumta, përpara se t’i vendosë ato sërish në rafte. Ajo nuk ka karrocë apo shportë me vete dhe duket se nuk ka ndërmend t’i blejë produktet dhe është qartësisht e vetëdijshme për burrin që e filmon, i cili më në fund e sfidon në fund të klipit edhe pse dukshëm është pjesë e “shakasë”.

Pamjet fillojnë me gruan që hap dhe merr patatina nga një qese, përpara se të pështyjë ushqimin e përtypur përsëri në qese. Më pas ajo merr një piaster portativ flokësh nga çanta e saj Louis Vuitton dhe e mbyll përsëri qesen me patatina, përpara se ta vendosë në raft. Sjellja e saj e neveritshme vazhdon, teksa hap shishet e ujit dhe kanaçet me gazi dhe i vendos sërish në rafte. Në një moment ajo madje fshin gishtat e saj me një pako peceta për fëmijë, e fut përsëri në paketim pecetën e përdorur, e mbyll dhe largohet.

Pas nëntë minutash nga lënia e produkteve të ndotura në rafte, ku çdo klient mund t’i kishte blerë në mënyrë të pavëmendshme, kameramani më në fund  “përballet” me të. Gruaja largohet dhe bëhet me dije se e postoi videon në Instagramin e saj, përpara se ta bënte llogarinë e saj private. Një zëdhënës i “Divizionit Kroger Nashville i tha TooFab” tha se produktet e hapura ishin blerë të gjitha nga individët në video.

Ngacmimi dhe hapja e produkteve të konsumit është një krim në shumë shtete. Në dy vitet e fundit ka pasur disa incidente të ngjashme me sa duket të kryera për të rritur ndikimin e mediave sociale duke përfshirë një grua që lëpiu akulloren “Bluebell” dhe e zëvendësoi atë në frigorifer, dhe një djalë adoleshent që piu dhe pështyu përsëri në një shishe “Arizona Iced Tea” përpara se ta vendoste sërish në raft.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

video galeri virale kuzhinieri peshtyn pjaten postieri peshtyn pakon zihen dy te rinjte per ushqime ne supermarket kuzhinieri peshtyn pjaten postieri peshtyn pakon zihen dy te rinjte per ushqime ne supermarket

Sondazh

Poll