Politike

Kriza brenda PD-së, dega e Lushnjes firmos për Kuvendin e 11 dhjetorit

7 Dhjetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Kriza brenda PD-së, dega e Lushnjes firmos për Kuvendin e 11 dhjetorit

LUSHNJE – Edhe dega e Partisë Demokratike të Lushnjes është shprehur pro-Kuvendit të 11 dhjetorit. Pas Shijakut dhe Divjakës, shumica e përfaqësuesve të PD-së në Lushnje kanë firmosur për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetor si legjitim, gjithashtu edhe për të marrë pjesë në të.

N/kryetari i kësaj dege Pirro Pano bëri me dije para mediave se 162 nga 259 delegatët e PD-së në Lushnje kanë firmosur për Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më pas u lexuan dhe emrat e 162 anëtarëve të PD-së së Lushnjes që janë shprehur pro-organizimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ditën e sotme, kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha bëri me dije se ai dhe mbështetësit e tij janë të përgatitur për çdo situatë të papritur që mund të ndodhë pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll