Aktualitet

3.4 mln Euro në Toyota Yaris, Hoxha: Basha të thotë nëse është pyetur nga belgët

7 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
3.4 mln Euro në Toyota Yaris, Hoxha: Basha të thotë nëse

TIRANË – Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë disa detaje në lidhje me dosjen e famshme të 3.4 milion eurove të kapuara në makinën tip ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit. Sipas Hoxhës, shtetasi gjerman që është kapur për këtë rast ka dhënë deklaratën se, atij i është ofruar një përqindje e parave në rast se merrte përsipër të pranonte se paratë ishin të tijat.

Hoxha vijoi më tej duke thënë se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të dalë dhe të thotë nëse është marrë në pyetje apo jo nga prokurorët belg, pasi i vetmi hetim që po zhvillohet për momentin është vetëm ai në Belgjikë.

Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës:

Prokurori belg që merret me çështjen, e ka thirrur shtetasin gjerman, dhe e ka marrë në pyetje, duke bërë që ky i fundit të tërhiqet dhe tha: “Jo, s’janë të miat, por mua më thanë që do marrësh kaq për qind po e more përsipër ti.” Ajo që është sot fakt është se në Shqipëri çështja është e mbyllur, në Belgjikë kemi një process të hapur, që mund të zgjasë deri në 5 vjet. Lulzim Basha duhet të thotë nëse ka dhënë deklarime apo jo përballë prokurorëve belg, të cilët kanë ardhur në Shqipëri disa herë. Ato para janë të sekuestruara në Shqipëri, madje Belgjika nuk ka mundur ende ta verifikojë nëse ato para janë të prodhuara në Belgjikë, pra nëse janë para të shtetit belg.  

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike artan hoxha lulzim basha toyota yaris artan hoxha lulzim basha toyota yaris

Sondazh

Poll