Aktualitet

“Prefekti”/ Açka: Qazim Mulleti dinte 8 gjuhë, risjellja e veprës denigrim

6 Dhjetor 2021, 21:24 Nga DOSJA
“Prefekti”/ Açka: Qazim Mulleti dinte 8 gjuhë, risjellja

TIRANË– Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.

Por këtu ndërhyri menjëherë regjisori Spiro Duni i cili tha se fjala denigrim, ishte e papërshtatshme në këtë rast.

Açka: Si fillim duhet të heqim nga gjykimi aktorët se janë thjesht interpretues. Po sillni në skenë një vepër që është stigmatizuar.Unë vetë e shikoj pak provokative dhe të tepruar, është një figurë interesante Qazim Mulleti, ne nuk kemi një libër për të , si mund të sjellim diçka që e denigron atë.

Ju nëse keni bërë retushime, duhet ti shoh ato, po megjithatë duhet ta nisnin që nga titulli, nga Prefekti, ta bënit perfekti, ky njeri dinte 8 gjuhë të huaja.

Ky njeri ka mbajtur flamurin në pavarësinë e Tiranës. Vënia në 28 në skenë, më duket pak ndarëse, tjetra jemi në kohën e debatit publik me këtë çështje. Nuk mund të prekësh njerëz që i kanë vuajtur këto realitet, është vepër që flet me emra.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet flutura acka vepra prefekti flutura acka vepra prefekti

Sondazh

Poll