Aktualitet

Vrasja e Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Tetën, shtyhet seanca, mungoi avokati

6 Dhjetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Vrasja e Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Tetën, shtyhet

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuarin për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të vitit 2019. Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqsore ndaj Tteës, një muaj pasi u dha pretenca më 8 nëntor, por sërish u shty. 

Kjo për shkak se mungoi avokati i të akuzuarit. Teta akuzohet për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Vetë Teta nuk ka pranuar për asnjë moment se ka gisht në lidhje me ngjarjen. 

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. 

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet blendi teta santiago malko blendi teta santiago malko

Sondazh

Poll