Politike

LIVE me Amerikën! Berisha sulmon ambasadoren Kim: Sekretare ideologjike e PS-së!

5 Dhjetor 2021, 18:36 Nga DOSJA
LIVE me Amerikën! Berisha sulmon ambasadoren Kim: Sekretare ideologjike e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar edhe sot, gjatë “Foltores” me demokratët e Amerikës, ambasadoren Yuri Kim. Këtë të fundit, Berisha në fjalën e tij e cilëson ambasadoren amerikane si një sekretare të PS-së, ndërsa e akuzoi edhe për censurë ndaj tij. Sipas Berishës, Kim ka kërkuar nga gazetarët që të mos i pasqyrojnë takimet e tij me demokratët.

“Dy fjalë zonjë ambasadore që shpesh i lejon vetes që të bëjë sekretaren ideologjike të PS-së. Dy momente për mua janë të papranueshme. Përgëzimi i zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë. Thirrja që u bën gazetarëve që të bëjnë censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente nuk janë amerikane por përfaqësojnë Sorosin,”-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR- Sali Berisha mban ‘Foltoren’ në SHBA: Më 11 dhjetor, rithemelojmë PD-në

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha

Sondazh

Poll