Politike

Foltorja/ Presidenti i shoqatës Vatra në SHBA-ambasadores Kim: Mos u përfshi

5 Dhjetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Foltorja/ Presidenti i shoqatës Vatra në SHBA-ambasadores Kim: Mos u

TIRANË– Presidenti i nderit i shoqatës Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Rexha, i ka bërë thirrje ambasadores amerikanë në Yuri Kim në Tiranë që të mos përfshihet në çështjet politike. Duke shtuar se ajo duhet të largohet nga Shqipëria me nder, pa mbajtur anë në palët mes partive. Duke folur nga New Jersey në SHBA gjatë Foltores online të Sali Berishës, ai tha se ndihet i fyer nga veprimet e ambasadores amerikane Yuri Kim, si taksapagues amerikan.

Nuk mund të pranoj sjelljen jo demokratike të ambasadores amerikane në Tiranë që e ka identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndihem i fyer që një amerikane sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja që paguhet me taksat e mua, por si një guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë. Ambasadore Kim dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë,”-tha në fjalën e tij Rexha. 

LAJMI KRYESOR- Sali Berisha mban ‘Foltoren’ në SHBA: Më 11 dhjetor, rithemelojmë PD-në

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agim rexha aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha agim rexha aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha

Sondazh

Poll