Aktualitet

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

5 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Fushë Krujë

KRUJË– Një 67-vjeçar me inicialet E.M., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një automjet me drejtues personin me inicialet T. D., 53 vjeç ka përplasur 67-vjeçarin që po kalonte rrugën. Për pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak. Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili  ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne fushe kruje fushë-krujë kruje aksident me vdekje ne fushe kruje fushë-krujë kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 20:25

FOTO GALERI: Tirana ndez dritat e festave

TIRANË – Kryeqyteti ka “përqafuar” atmosferën festive dhe ka ndezuar dritat e festave. Pema është vendosur dhe vezullon nga dritat.Së bas...