Aktualitet

VD- “Frika ime më e madhe ishte mami…”, Rama publikon rrëfimin e Luana Vjollcës

5 Dhjetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
VD- “Frika ime më e madhe ishte mami…”, Rama publikon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrëfimin e moderatores Luana Vjollca me ndjëksit e tij në rrjetet sociale. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, Luana Vjollca flet mbi perdhunën e pandemisë së Covid-19 dhe rëndësinë e vaksinimit.

Ajo shprehet se gjëja që kishte më shumë frikë ishte infektimi i nënës së saj dhe fakti që duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte. Vjollca u bën thirrje të rinjve që të vaksinohen e të tregohen më të përgjegjshëm për prindërit e për ata më të shtrenjtit e familjes që janë më të moshuar.

“Mëndoj që për të dalë nga gjithë situata ëhtë drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë. Mendoj se të rinjtë edhe pse nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që janë të rëndësishëm për ne që duhet t’i mbrojmë. Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërine tonë që ndodnjëherë na mungon. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga përvoja ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet që unë bëra vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë,”- thotë moderatorja.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama luana vjollca edi rama luana vjollca

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 20:25

FOTO GALERI: Tirana ndez dritat e festave

TIRANË – Kryeqyteti ka “përqafuar” atmosferën festive dhe ka ndezuar dritat e festave. Pema është vendosur dhe vezullon nga dritat.Së bas...