Sport

Dopio Lewa, “Der Klassiker” i shkon Bayern Munich! Nuk mjafton Haaland

4 Dhjetor 2021, 20:04 Nga DOSJA
Dopio Lewa, “Der Klassiker” i shkon Bayern Munich! Nuk mjafton

GJERMANI-Bayern Munich fiton Der Klassiker me shifrat 3-2 në javën e 14-të të Bundesligës gjermane. Një ndeshje me ritëm e emocione dhe vetëm në minutën e 5-të, verdhezinjtë shënuan me Julian Brand, por festa zgjati vetëm katër minuta. Thomas Muller asistoi për Lewandowskin, i cili vendosi baraspeshën.

Në fundin e pjesës së parë Coman nuk fali brenda zone dhe e çoi skuadrën e Bayern në epërsi në dhomat e zhveshjes. Sigurisht Dortmund nuk mund të pajtohej me rezultatin para fansave të vet.

Erling Haaland shënoi golin e barazimit të përkohshëm, ndërsa më pas një penallti e dhënë me VAR u konkretizua në gol nga Lewandowski dhe bavarezët morën tre pikët dhe kryesojnë me katër pikë më shumë se Borussia.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund lewandowski bayern munich borussia dortmund lewandowski

Sondazh

Poll