Aktualitet

Ndarja nga jeta e Edi Luarasit! Bujar Kapexhiu: U shkëput ylli më i ndritshëm

4 Dhjetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Edi Luarasit! Bujar Kapexhiu: U shkëput ylli më i

TIRANË– Artisti, Bujar Kapexhiu u shpreh ditën e sotme se nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm. I pranishëm në ceremoninë e homazheve që u zhvilluan ditën e sotme për ndarjen nga jeta të Edi luarasit, Kapexhiu tha se bashkëpunimi me të që nga festivali i 11-të ka qenë shumë i ngushtë dhe se kanë qenë bashkë si në sukses ashtu dhe në ato që pësuan nga regjimi.

“Është i dhimbshëm çasti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet nga kjo jetë. Edi Luarasi, një nga aktoret më të shquara nuk është më, por padyshim që ka lënë gjurmë të thella në ekran dhe në teatër dhe do jetë e paharruar gjithmonë. Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm, për të bërë dritë në parajsë. Jam i sigurt se shumë dhimbje kanë për miqtë e kolegët e saj, por edhe spektatorët. Me atë që ajo ka lënë ajo do mbetet e paharruar për të gjithë. Ka qenë një bashkëpunim shumë i ngushtë. Kemi qenë të dy bashkë dhe për duartrokitjet, ovacionet, suksesin, por edhe të tjerat gjëra që pësuam nga regjimi”, tha Kapexhiu.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore bujar kapexhiu vdes edi luarasi bujar kapexhiu vdes edi luarasi

Sondazh

Poll