Aktualitet

Regjistri i pronarëve përfitues, qeveria planifikon shtyrjen e afatit

3 Dhjetor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Regjistri i pronarëve përfitues, qeveria planifikon shtyrjen e afatit

TIRANË – Qeveria shqiptare propozon shtyrjen me 30-40 ditë të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Afati i ri që mendon të vendosë 1 prillin 2022 afatin përfundimtar të regjistrimit të aksionerëve dhe aksionerëve.

Deri më tani, nga rreth 60 mijë subjekte, janë regjistruar vetëm 22 mijë të tilla. Qeveria ka paralajmëruar se do të falë gjobat e vendosura përpara hyrjes së ligjit në fuqi dhe kompensimin e atyre subjekteve të regjistruara që kanë paguar gjobat përpara 1 prillit 2022.

Gjithashtu, këshilli i ministrave premton se do të rrisë gjobat nga 250 mijë lekë në 600 mijë lekë për subjektet që nuk regjistrohen 40 ditë pas ndryshimit të afatit. Për subjektet që nuk regjistrohen brenda 1 prillit 2022 gjoba do të jetë 150 mijë lekë, ndërsa me 400 mijë lekë gjobiten ato biznese/subjekte që nuk deklarojnë të dhënat brenda 40 ditëve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet falja e gjobave gjoba qeveria shqiptare falja e gjobave gjoba qeveria shqiptare

Sondazh

Poll