Aktualitet

Difekt linje, Kukësi dhe zonat përreth mbeten pa energji elektrike

3 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Difekt linje, Kukësi dhe zonat përreth mbeten pa energji elektrike

KUKËS – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike komunikon se qyteti i Kukësit dhe zonat përreth tij kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë  moti i keq, i cili ka dëmtuar linjën e energjisë elektrike Kalimash-Kukës.

Pa energji elektrike ka mbetuar dhe Hasi.

Ndërhyrja e punonjësve të shërbimit të energjisë elektrike është bërë e pamundur për shkak të reshjeve dhe erërave të forta.

NJOFTIMI I OSHEE-së

Për shkak të defektit në linjën e OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji NST Rexhepaj që furnizon me.energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kukesi pa drita osheee kukesi pa drita osheee

Sondazh

Poll