Art&Argëtim

Shuarja e Luarasit/ Profesori Kabo: Na le brengë. Preket ish-deputeti: Uau!

3 Dhjetor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Shuarja e Luarasit/ Profesori Kabo: Na le brengë. Preket ish-deputeti: Uau!

TIRANË- Profesori Përparim Kabo i ka bërë një dedikim ndarjes nga jeta të aktores Edi Luarasi, duke kujtuar edhe njëherë rolet e saj. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se arti shqiptar ka humbur një figurë të spikatur, duke i kujtuar edhe “bashkimin” me të shoqin, Mihal Luarasin, edhe ai një figurë e njohur e artitnë vend.

“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike… Panetoni të pret Mihali të pret…,”-shkruan ai. Ndërkohë që fill pas postimit, reagimi i parë ka ardhur nga ish-deputeti socialist, Namik Dokle, i cili gjithashtu shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktores.

“Uau, çfarë ylli i ndritshëm qenka shuar prof. Përparimi! Por në zemrat e atyre që e panë në skenë, do të ndriçojë përgjithmonë,”-shkruan ish-deputeti.

LAJMI KRYESOR: Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture namik dokle perparim kabo vdes edi luarasi namik dokle perparim kabo vdes edi luarasi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2021, 17:13

Kënga e Donaldit për Borën bezdisë Beatrixin

Tiranë-Kënga që Donaldi Veshaj I ka kushtuar ish të dashurës së tij moderators Bora Zemain, Toxic Love” duket se ka bezdisur të dashurën e re të tij Beatrix Ram...