Art&Argëtim

Drama! Donaldi puthet me ‘Trixën’, çdo ndodhë sot në “BBVIP”? Bora i kthen varësen

3 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Drama! Donaldi puthet me ‘Trixën’, çdo ndodhë sot

TIRANË– Drama vazhdon! Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.

Dosja.al ka mësuar se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.

Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë të hyrjes në shtëpi vendosi vetë të takohej me Borën duke i dhuruar edhe një puthje, edhe pse kjo e fundit kishte ardhur për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj. 

E gjithë kjo situatë e krijuar po bën namin në rrjet, ndaj duket se sonte do të sqarohet gjithçka! 

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip bora zemani donald veshaj big brother vip bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll