Art&Argëtim

PUTHJA e famshme mes Donaldit dhe Beatrixës ndodhi! Vërshojnë komentet:Na e shpifët!

3 Dhjetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
PUTHJA e famshme mes Donaldit dhe Beatrixës ndodhi! Vërshojnë

TIRANË- Afrimiteti mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj është një nga temat më të përfoluar ditët e fundit. Së fundmi mbrëmjen e djeshme ndodhi puthja mes Beatrixit dhe Donaldit, e cila bëri që të vërshonin foto e video në gjithë rrjetin.

Ajo çarë vihet re janë komentet e shumta të ndjekësve për dy banorët e “Big Brother Vip”, të cilët e konsiderojnë Donaldin si tradhëtar pasi ishte i dashuri i Bora Zemanit, ndërsa Beatrixa , shoqja e saj. Deri në momentin para puthjes Donaldi ishte një nga banorët e preferuar nga ndjekësit, pas takimit me ish-të dashurën e tij Bora Zemanit brenda shtëpisë, ku të gjithë menduan se do kishte një ribashkim mes tyre.

Mesa duket puthja me Trixën i zhgënjeu fansat dhe ka bërë të reagojnë me komente negative ndaj dyshes.

“Na e shpifët!, Dilni jashtë!, Skandal!, Janë njerëzit më pavlerë aty, brenda!”– janë disa nga kmentet e ndjekësve, disa prej të cilëve kanë kërkuar largimin nga shtëpia e BBV të dy banorëve.

Megjithatë ndryshe nga publiku jashtë, puthja është pritur mjaft mirë nga banorët, të cilët shohin një kimi mes Donaldit dhe Beatrixës.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz banoret e big brother vip beatrix ramosaj dhe donald veshaj banoret e big brother vip beatrix ramosaj dhe donald veshaj

Sondazh

Poll