Art&Argëtim

HISTORIA: Dashuria që s’u la! Si u ‘dëbuan’ çifti Luarasi nga skena e Teatrit

3 Dhjetor 2021, 18:16 Nga DOSJA
HISTORIA: Dashuria që s’u la! Si u ‘dëbuan’

TIRANË– Sot është shuar aktorja Edi Luarasi, një prej aktoreve më të njohura shqiptare, e cila ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Pasi martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, ajo u përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. E gjitha pasi regjisori futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë! Ndërsa Luarasi detyrohet që të shkojë dhe të punojë në një rrobaqepsi për të mbajtur familjen dhe për të siguruar të ardhura.

“Më thoshin divorvoje se ai ka marrë fund, po nuk e le do të të heqim edhe ty nga Teatri. Më erdhi edhe daja im dhe më tha lije, i thashë ik e mos më hajde më,”-tregon në një intervistë të dhënë për mediat.

Ndërkohë që Luarasi kudo në çdo dalje të saj tregonte një histori që i është ngulitur thellë në mendje kur punonte si rrobaqepëse. Fjalët e mikut të saj, që pasi e ndihmoi me një vegël të makinës që qepte rrobat, në këmbim të parave, i tha se i mbetej borxh dy bileta, që tregonte besimin dhe shpresën se Edi do të rikthehej sërish në teatër të luante me pasionin e saj të madh.

Pas rënies së regjimit, megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

LAJMI KRYESOR: Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture edi luarasi mihal luarasi vdes edi luarasi edi luarasi mihal luarasi vdes edi luarasi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2021, 17:13

Kënga e Donaldit për Borën bezdisë Beatrixin

Tiranë-Kënga që Donaldi Veshaj I ka kushtuar ish të dashurës së tij moderators Bora Zemain, Toxic Love” duket se ka bezdisur të dashurën e re të tij Beatrix Ram...