Aktualitet

Tentuan të vidhnin banesën e drejtorit të shkollës,22-vjeçari kapet në spital privat

3 Dhjetor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin banesën e drejtorit të

LEZHË– Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohet për vjedhje. I arrestuar është Elio Hila, banues në Lezhë është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th. 22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e Z. Th. Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në një spital privat në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të vjedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së vjedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th.22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elio hila lezhe vjedhje ne lezhe elio hila lezhe vjedhje ne lezhe

Sondazh

Poll