Aktualitet

Meta: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. S’po vazhdoj më..

2 Dhjetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Meta: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në marrëveshjet për detin me Greqinë, Lulzim Basha ka bërë lojë të dyfishtë. I ftuar në emisionin “Log”, Meta ka thënë se Basha në atë kohë ka qenë ministër i Jashtëm dhe se ishte përgjegjësia e tij që marrëveshja të bëhej në përputhje me Kushtetutën, e cila u rrëzua më vonë, pasi ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.  Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet”,tha Meta.

Ai gjithashtu shtoi se nuk do të vazhdojë më pasi është i kujdeshëm, por duke nënkutuar me këtë një mesazh për Bashën.

Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë” tha ai.

“Bëri dopiolojë për Marrëveshjen e Detit”, Basha-Metës: Pështyn brinja e ‘Bermudës’

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha marreveshja me detin ilir meta lulzim basha marreveshja me detin

Sondazh

Poll