Aktualitet

Aksident në Durrës/Makina përplas këmbësorin, transportohet me URGJENCË në spital

3 Dhjetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
Aksident në Durrës/Makina përplas këmbësorin,

DURRËS– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit. Një mjet, me drejtues 46-vjeçarin me inicialet A.G, ka goditur këmbësorin i cili është dërguar në urgjencën e Durrësit. Mësohet se qytetari është jashtë rrezikut për jetën e se po merr mjekimin e duhur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 03.12.2021, rrethe orës 06:40., në Romanat Durrës, nje mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikuar për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll