Aktualitet

“Toyota Yaris”/ Basha e mohon: Gati të dëshmoj sërish, shkoj pa probleme në Belgjikë

2 Dhjetor 2021, 21:22 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”/ Basha e mohon: Gati të dëshmoj

TIRANË – Kreu i selisë blu Lulzim Basha hodhi poshtë pretendimet se ndaj tij ka nisur hetim në Belgjikë për përfshirjen në skandalin “Toyota Yaris”. Në studion e “Real Story” në “News 24”, Basha theksoi se nuk është hapur asnëj çështje ndaj tij në shtetin belg dhe se është i gatshëm të dëshmojë sërish për çështjen e sipërpërmendur. Gjithashtu, Basha konfirmoi se udhëton pa probleme në SHBA dhe Belgjikë, duke përsëritur se është ftuar për vizitë zyrtarë në shtetin amerikan.

Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla. Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka tetë vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë që s’e kthen dot që ky është peng, s’ka si e justifikon. Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëz të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës. Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s. Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, tha Basha.

SHIKO DHE KËTË:

Letërporosia nga Belgjika: Basha të procedohet ose ridëgjohet për ‘Toyota Yaris’

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha

Sondazh

Poll