Aktualitet

Ben Blushi u dorëhoq! Hoxha: Drejtimin e Top Channel tashmë e marrin trashëgimtarët

2 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Ben Blushi u dorëhoq! Hoxha: Drejtimin e Top Channel tashmë e marrin

TIRANË– Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha ka reaguar për herë të parë pasi Ben Blushi u largua nga Top Channel, katër vite pasi e drejtoi këtë televizion. Në një e-mail drejtuar stafit, Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët, referuar fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha. 

Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon. 

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail. 

Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channe. Dosja.al ka mësuar se Blushi, përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel se katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, do të largohet nga ky post.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ben blushi ben blushi largohet nga top channel vjollca hoxha ben blushi ben blushi largohet nga top channel vjollca hoxha

Sondazh

Poll