Sport

Chiellini: “Kam marrë dozën e tretë të vaksinës, të gjithë të bëjmë pjesën tonë”…

2 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA

ITALI – “Këtë mëngjes mora dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Falë vaksinës dhe pajisjeve mbrojtëse personale, po luftojmë për t’u rikthyer në normalitet. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë, le të vaksinohemi për veten tonë dhe për të mbrojtur njerëzit më të brishtë. “

Fjalët shembullore këto që Giorgio Chiellini, kapiteni i kombëtares italiane dhe Juventusit, ka shkruar në rrjetet e tij sociale duke kujtuar rëndësinë e vaksinimit.

Koncepti i shprehur nga mbrojtësi është mjaft i qartë, të gjithë duhet të kuptojmë se çelësi për të dalë nga pandemia është të kuptojmë, se secili prej nesh mban një pjesë të përgjegjësisë për shpëtimin e tjetrit.

Dhe kjo pjesë është aq më e madhe, sa më afër është i afërmi, i dashuri, kolegu, apo thjesht një tifoz i skuadrës së dikujt në stadium. Është e drejtë e gjithkujt të mos vaksinohet, por nuk është e drejtë të rrezikosh shëndetin e të tjerëve.

B.T (Dosj.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit drejtori i juventusit duke kujtuar rëndësinë e vaksinimit giorgio chiellini kapiteni i kombëtares italiane dhe juventusit mora dozën e tretë të vaksinës covid-19 vaksinës dhe pajisjeve mbrojtëse personale aksionerëve të juventusit drejtori i juventusit duke kujtuar rëndësinë e vaksinimit giorgio chiellini kapiteni i kombëtares italiane dhe juventusit mora dozën e tretë të vaksinës covid-19 vaksinës dhe pajisjeve mbrojtëse personale

Sondazh

Poll