Art&Argëtim

Klea Huta: Elgiti është shumë xheloz, nuk e di nga i buron

2 Dhjetor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Klea Huta: Elgiti është shumë xheloz, nuk e di nga i buron

TIRANË- Klea Huta ka folur rreth jetës së saj me Elgit Dodën si dhe me djalin e tyre Krid. E ftuar në “Roped with Olsi”, këngëtarja ka folur rreth xhelozisë së Elgitit, për të cilin tha se për herë të fundit është bërë xheloz para 18 viteve.

“Është shumë xheloz, shumë fare. Nuk e di, aq xheloz është sa ma mori shpirtin. Se di nga i buron, nuk i jap asnjë shkak, asgjë. Shumë xheloz. Rasti i fundit që është bërë xheloz është para 18 vitesh (qesh)”, u shpreh ajo.

Aktorja në lidhje me Krid, tha se kur të vij momenti do të bëhet me një motër ose vëlla.

“Kridi nuk do rri vetëm, por për momentin dua të shijoj Kridin dhe motra ose vëllai i tij, të vijë kur të dojë Zoti”, tha moderatorja.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz elgit doda klea huta elgit doda klea huta

Sondazh

Poll