Art&Argëtim

Zbulohet skeleti i të ‘Arratisurit të fundit’ të shpërthimit në Vezuvit

2 Dhjetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Zbulohet skeleti i të ‘Arratisurit të fundit’ të

ITALI- Arkeologët kanë zbuluar mbetjet skeletore të ‘të arratisurit të fundit’ i cili vdiq gjatë shpërthimit katastrofik të malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit. Dailymail shkruan se sipas arkeologëve, burri të cilit i përkasin eshtrat besohet të ketë qenë midis 40-45 vjeç.

Në mënyrë të pazakontë, skeleti i burrit tregon fytyrën e tij të kthyer lart, duke sugjeruar se ai ishte përballur me renë vdekjeprurëse të shpërthimit që gjëmonte drejt tij përpara vdekjes së tij. Sipas arkeologëve ai mbante shtrënguar në duar një ccantë të vogël lëkure që përmbante një kuti druri, te e cila mund të ketë qenë një unazë. Eshtrat e gjetura besohet të jenë të viktimës së fundit të shpërthimit, pasi gërmimi në vend po përfundon.

Shpërthimi i Vezuvit ndodhi më 24 tetor 79 pas Krishtit dhe ‘varrosi’ Pompein dhe qytetet e afërta Oplontis, Stabiae dhe Herculaneum nën hi, baltë dhe fragmente shkëmbi. Dyshohet se të paktën 2000 njerëz humbën jetën si pasojë e shpërthimit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri arkeologet zbulohet skeleti arkeologet zbulohet skeleti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Dhjetor 2021, 09:53

Krishlindjet po afrojnë/ Ndriçohet Nju Jorku

SHBA- Në prag të festave Nju Jorku është ndriçuar nga dritat shumëngjyrëshe. Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë tradicionale në sheshin e njohu...