Art&Argëtim

Qëllohet në makinë, humb jetën në vend aktorja 22-vjeçare në SHBA

2 Dhjetor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Qëllohet në makinë, humb jetën në vend aktorja

SHBA- Aktorja Jonshel Alexander, e cila luajti një rol dytësor në filmin e nominuar për Oscar të vitit 2012 “Beasts of the Southern Wild”, u vra në një të shtëna në fundjavë në vendlindjen e saj Luiziana. CBS News shkruan se 22-vjeçarja u qëllua në momentin që po udhëtonte me makinë me një tjetër person.

Policia tha se aktorja u qëllua brenda një automjeti të shtunën në Neë Orleans dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Ndërkohë që shoqëruesi i saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në moshën 12-vjeçare, ajo luajti personazhin Joy Strong në “Beasts of the Southern ëild”, një dramë e filmuar pranë Houma që tregon historinë e një komuniteti të varfër të Luizianës bayou që lufton për mbijetesë. Filmi fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance dhe u nominua për katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beasts of the southern wild jonshel alexander joy strong vritet aktorja ne shba beasts of the southern wild jonshel alexander joy strong vritet aktorja ne shba

Sondazh

Poll